Një aksident i rëndë ka ndodhur pardje në Vignola të Italisë, ku kanë mbetur të vdekur dy të rinj, 18 dhe 24 vjeçar.
18 vjeçari që ka ndërruar jetë është shtetas shqiptar, i identifikuar si Idris Kreshpaj, ndërsa viktima tjetër është shtetas maroken i identifikuar si Rida Sidrine.
Sipas medias italiane Notizie, të lënduar kanë mbetur edhe tre të rinjtë e tjerë që ndodheshin në makinë, njëri prej të cilëve në gjendje kritike.
Dy viktimat idris Kreshpaj dhe dhe Rida Sidrine banonin në Marano sul Panaro ( Modena) të Italisë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo.
Dëshohet se ishte një vetaksident. Makina në të cilin udhëtonin pesë djem, një Citroen C3, u përplas me një muri duke u rrotulluar disa herë më pas.
Sipas mediave italiane, rasti është ende duke u hetuar, por nga të dhënat fillestare rezulton se nuk janë përfshirë automjete të tjera.