Amerika do të njohë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.
Menjëherë pas inaugurimit si presidenti i 47-të i SHBA, Donald Trump ka shfuqizuar një sërë urdhrash ekzekutivë që mbështesnin barazinë racore dhe të drejtat LGBT.
“Që nga sot, politikë zyrtare e qeverisë së SHBA do te jetë se ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”, tha Trump.
Trump urdhëroi që pasaportat, vizat dhe dokumentet zyrtare të përfshijnë vetëm dy kategori gjinore: mashkull dhe femër. Gjithashtu, agjencive federale iu ndalua promovimi i tranzicionit gjinor, dhe fondeve publike iu kufizua përdorimi për shërbimet e lidhura me të.
Trump ka qenë i zëshëm gjatë fushatës së tij në kundërshtimin ndaj politikave që mbështesin të drejtat e personave transgjinorë dhe jobinarë.