Policia ka arrestuar dy të dyshuar të përfshirë në një grabitje, në Gjilan.
”Njësiti i Hetimeve Rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me datën 19.01.2025 si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta dhe efikase operative e hetimore ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar meshkuj kosovar E.D. (viti i lindjes 2002) dhe A.I. (viti i lindjes 2002), të dyshuar për përfshirje në rastin grabitje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti kishte ndodhur një ditë më parë me datën 18.01.2025, ku të dyshuarit nën kërcënimin e mjeteve të mprehta (sëpatë dhe thikë), i kanë grabitur viktimës mashkull kosovar një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore.
Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore.