Errët
Ndritshëm

FSK-ja nis kërkimin e 27-vjeçarit që dyshohet se ra nga Ura e Fshajtë dy javë më parë

10.01.2025

Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë filluar operacionin malor dhe ujor për të kërkuar 27-vjeçarin A.H. nga Gjakova, i cili dyshohet se ka rënë nga Ura e Fshajtë më 24 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të FSK-së, 27-vjeçari dyshohet të ketë rëndë nga Ura e Fshajtë më 24 dhjetor të vitit të kaluar.

“Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës të rajonit të Gjakovës. FSK ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionle për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në njoftim.

Përveç Gardës Kombëtare, FSK-ja tha se ka angazhuar edhe ekipet e saj për ta kërkuar 27-vjeçarin që është raportuar i zhdukur.

Errët
Ndritshëm