Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë të enjten në Podujevë pasi kishte kërkuar ndihmë mjekësore për grip sezonal.
Pas fillimit të trajtimit me infuzion, gjendja e tij u përkeqësua dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për reanimim, ai vdiq.
Drejtoresha e Shëndetësisë, Adelina Stublla, konfirmoi se pacienti ishte trajtuar nga një mjek specialist, por nuk ka mbijetuar.
“Rasti ka ndodhur dje ku pacienti ka kërkuar ndihmë mjekësore në mjekësi familjare ku është kontrolluar nga mjeku specialist familjar e e cila ka caktuar marrje të terapisë infuzive ku gjatë marrjes së infuzionit ka ndodhë përkeqësim i gjendjes së pacientit ku i njëjti është reanimuar nga stafi shëndetësor (mes tyre edhe dy specialiste të mjekësisë familjare) në dhomën e reanimimit pastaj kanë vazhduar dy ekipe të urgjencës ku vet shefi i urgjencës specialist për emergjencë e ka marr rastin në dorë të cilët kanë kryer veprimet protokollare, por pa sukses rikthimi në jetë”, i ka thënë ajo.
Trupi është dërguar për autopsi për të sqaruar shkakun e vdekjes.