Zjarret e mëdha në Los Angeles kanë shkaktuar të paktën dhjetë viktima dhe shkatërrimin e 10,000 shtëpive e strukturave të tjera.
Zjarri “Eaton” ka djegur mbi 5,000 ndërtesa që prej të martës.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e 180,000 personave dhe janë duke planifikuar orë policore.
Zjarret kanë përfshirë një zonë prej 40 kilometrash në veri të qytetit, duke shkaktuar panik dhe dëmtime të mëdha, përfshirë kisha, shkolla dhe biznese.
Ende nuk është identifikuar shkaku i zjarreve.