Errët
Ndritshëm

Edhe një aktakuzë kundër ish-kryeshefit të KEK-ut e dy të tjerëve

30.12.2024

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe dy të tjerë me inicialet, Y.D., dhe I.Z., akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës një dëm të konsiderueshëm prej rreth 37 milionë eurosh.

Në njoftim thuhet se të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milionë euro duke kryer veprat penale: “keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “ndihmë në keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Ky rast tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Kjo është aktakuza e dytë ndaj Krasniqit. Në aktakuzën tjetër të ngritur për korrupsion Krasniqi është deklaruar i pafajshëm.
Në aktakuzën e parë, ku Krasniqi akuzohet për korrupsion, Prokuroria pretendon se me veprimet e tij shteti është dëmtuar me 531.920 euro tatime, si dhe KEK-u me mbi 3.2 milionë euro, shkaku që është gjobitur nga ZRRE-ja për tregti me ndërmarrje të palicencuar në Kosovë.

Errët
Ndritshëm