Policia e Kosovës ka njoftuar se krimet ekonomike në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë realizuar operacionin policor në Komunë e Graçanicës.
“Ky operacion policor, deri më tani ka rezultuar me shoqërimin e dy personave të dyshuar për intervistim dhe procedura të mëtejme policore. Pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, tha Policia e Kosovës.
Për aksionin ka njoftuar edhe kryetarja e Graçanicës, Liliana Shubariq.
“Ne kemi thënë se ata (policia) mund të bëjnë punën e tyre dhe duhet ta bëjnë atë”, tha Shubariq.
Dy zyrtarët e ndaluar thuhet se ishin pjesë e Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Graçanicës.