Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë sot se është mbyllur një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut.
Sipas tij, kjo u bë “në respektim të plotë të legjislacionit tonë” dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe “të përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër çdo ilegaliteti brenda vendit tonë.”
Sipas materialeve të siguruara nga Policia, Sveçla tha se bëhet fjalë për një institucion i cili “jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre.”
Sipas Sveçlës, ky institucion ka grumbulluar jashtëligjshëm pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre.
“Në respektim të plotë të legjislacionit tonë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër çdo ilegaliteti brenda vendit tonë, sot është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre,” ka shkruar Sveçla në Facebook.
Radio Evropa e Lirë ka raportuar se bëhet fjalë për mbylljen e dy ndërmarrjeve publike, të cilat kanë vepruar në sistemin e Serbisë në Mitrovicën e Veriut – Drejtoria për Hapësirën Banesore dhe Biznesore dhe Drejtoria për Tokën Ndërtimore.
Ministri Sveçla tha se ky keqpërdorim, i realizuar nën flamujt dhe emblemën e Serbisë, përveç se është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund.