Një shpërthim ka ndodhur sonte, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi në një lokal në Prishtinë, ku janë lënduar dy persona. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja për media, Flora Ahmeti.
Rreth orës 23:00, në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim.
Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes.
Bazuar në informacionet e para, dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi.
Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime.
Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes, ka deklaruar Flora Ahmeti për Shënjestër.