Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
PZAP-i ka njoftuar se ka pranuar ankesën dhe do të vendosë brenda 48 orëve, sipas afatit ligjor.
“Ju njoftojmë se kemi pranuar një ankesë nga subjekti politik Lista Serbe dhe PZAP, brenda afatit ligjor, do të vendosë,” thuhet në përgjigjen e PZAP-it.
Afati për ankesa në PZAP nga subjekteve politike është brenda 24 orëve nga vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.