Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të nxitjes, përçarjes e mosdurimit në Mitrovicë të Veriut. Rasti raportohet se ka ndodhur në rrugën “Nemanjina”, në veri të Mitrovicës.
Policia bën me dije se në murin e muzeut ishte vërejtur një grafit, i shkruar me ngjyrë të zezë dhe me katër simbole ‘C’. Po ashtu edhe në brendi të objektit kishte vërejtur një grafit të ngjashëm”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është nën hetime.
NXITJA E PËRQARJES DHE MOSDURIMIT
Rr. Nemanjina, Mitrovicë V. 19.12.2024-09:0-23:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në murin e muzeut kishte vërejtur një grafit, i shkruar me ngjyrë të zezë, katër simbole ‘’C’’ (cilirike) po ashtu edhe në brendi të objektit kishte vërejtur një grafit të ngjashëm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime