Errët
Ndritshëm

Edi Rama: Kuvendi i Kosovës nuk bëri asgjë për padrejtësinë në Hagë

20.12.2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e së premtës mes Kosovës dhe Shqipërisë ka folur për Hashim Thaçin dhe krerët e UÇK-së në Hagë.

Fjalimin e tij ai e bëri në Kuvendin e Kosovës.

Edi Rama tha se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi po mbahen peng prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkombëtare.

“Sot që ne jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi po mbahen peng prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkombëtare e cila ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e një shteti të së drejtës. As nuk e kam diskutuar ndonjëherë, as sot, të drejtën e asaj Gjykatës Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vetë Hashimi ka ngritur dorën për të formuar atë Gjykatë,” tha Edi Rama.

Sipas kryeministrit Rama, Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë asgjë për të nxjerrë një rezolutë për padrejtësinë në Gjykatën Speciale të Hagës.

“Nuk vij dot këtu në Prishtinë, ta gëlltisë, në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit, në mungesë të Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, nga një dyshim shumë i madh, dhe i arsyeshëm se ai proces është proces i parregullt ligjor, dhe se normat dhe standardet e tij janë nën standardet e drejtësisë që e financojnë atë farë Gjykate. Nuk rrit dot pa ua thënë këtu çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë për të kërkuar një rezolutë të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të gjitha vendet financuese, shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi, dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjyqtarët,” tha Edi Rama.

Rama e ftoi Kuvendin që të marrë nismën për këtë rezolutë dhe të njëjtën më pas premtoi që do ta sjellin në Kuvendin e Shqipërisë.

“Nëse Kuvendi i Kosovës, kurdo qoftë, do të ndërmerrte nismën për t’u drejtuar të gjithave shtetet sponsorizuese të Gjykatës Speciale dhe për ta marrë në to cenimin e standardeve demokratike në procesin ligjor kundër Hashim Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit, dhe nëse do të na kërkohej që një nismë e tillë nga Kuvendi i Shqipërisë, PS do të angazhohej pa ngurrim që të njëjtën rezolutë ta depozitonte në Kuvendin e Shqipërisë,” tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkoi edhe më larg me propozime. Ai tha se Kosova duhet ta ngrijë dialogun me Serbinë.

“Në këtë fazë kaq vendimtare, Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohi, pa afat, dialogun me Serbinë. Dhe normalizimin e marrëdhënieve duhet ta synojë nëpërmjet dialogut bilateral me BE-në, duke e këputur me nacionalizimin serb, dhe për ta lidhur me Evropën. Kosova mund t’ia japë BE-së provën e padiskutueshme të vullnetit dhe përkatësisë së vet në NATO, duke përmbushur të gjitha kushtet unilateralisht, jo për hir të Serbisë, por për hir të martirëve të vet, dhe për hir të bashkimit tonë kombëtar me kryeqytet Brukselin,” tha Rama.

Errët
Ndritshëm