Në orët e para të mëngjesit të datës 18.12.2024, fabrika e mishit “APETIT” në fshatin Babimovc, e ndodhur në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ka shpërthyer në zjarr.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe policisë.
Policia njofton se, nga ky incident, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 05:30 të mëngjesit, kemi pranuar informacion për një zjarr në një fabrikë në fshatin Babimovc. Ekipet e zjarrfikësve dhe policisë janë në vendngjarje dhe po merren me rastin, ku deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera, do të njoftoheni në kohë,” thuhet në raportin e policisë.