Errët
Ndritshëm

Policia sekuestron 5 armë dhe shqipton mbi 4 mijë dënime për një jave në Prishtinë

16.12.2024

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës, gjatë javës së kaluar kanë realizuar 254 urdhëresa të gjykatës: 59 prej tyre “për vepra penale”, ndërsa të tjerat “për kundërvajtje, seanca e verifikime”.

Gjatë të njëjtës periudhë kohore, Policia njofton se janë sekuestruar pesë armë zjarri të llojeve e kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu, sipas Policisë, në sferën e sigurisë në trafikun rrugor, përgjatë një jave janë shqiptuar 4 mijë e 626 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve e shkeljeve të kodit rrugor.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar – pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftimin e Policisë, më 16.12.2024.

Errët
Ndritshëm