Errët
Ndritshëm

Digjet një shtëpi në Gjakovë, gjashtë persona marrin tretman mjekësor

15.12.2024
Image

Gjashtë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Gjakovë për shkak se patën probleme me frymëmarrje.

Kjo erdhi si pasojë e djegies së një shtëpie e cila u raportua më 14.12.2024 pas mesnatës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri ndërsa menjëherë pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Si pasojë e asfiksisë së shkaktuar nga zjarri, gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti po hetohet pasi u cilësua si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Errët
Ndritshëm