Errët
Ndritshëm

Vidhen para në një xhami në Viti

15.12.2024
Xhamia 650x358 1 730x440

Para nga një kasafortë brenda një xhamie në fshatin Ramjan të Vitisë janë vjedhur ndërsa policia ka njoftuar se rasti është raportuar më 14.12.2024.

Pas raportimit njësitet policore kanë nisur me trajtimin e rastit, ndërsa raportimi ishte se persona të panjohur të dyshuar kanë hyrë me forcë brenda xhamisë në fshat.

Pasi hynë brenda objektit fetar, tutje sipas policisë dyshohet se të panjohurit kanë dëmtuar kasafortën dhe kanë vjedhur para.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Rasti është duke vazhduar që të hetohet ndërsa është iniciuar vepra penale vjedhje e rëndë.

Errët
Ndritshëm