Errët
Ndritshëm

Kërkohet arrest shtëpiak për Gizën e VV-së

11.12.2024
Gëzim Sveçla Vv

Shefi i asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla, të mërkurën është dërguar para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ky i fundit të hënën u ndalua  për arsye se këputi mikrofonin e sallës së Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Ndaj Sveçlës është bërë kërkesë për arrest shtëpiak nga PTh-ja.

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar për Shenjester.net kërkesën për arrest shtëpiak ndaj shefit të asamblistëve të VV-së nën dyshimin për “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.

 “Ju njoftojmë se prokurori i rastit në këtë çështje penale ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së, si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit, si masë për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale dhe se do të ndërmerren me kohë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.” ka thënë prokuroria për Shenjester.net

Për këtë vandalizëm Sveçla  kishte thënë se po zbulon një pazar të  madh në Prishtinë

 

Image

Errët
Ndritshëm