Errët
Ndritshëm

Aksident në Drenas: Katër të lënduar

11.12.2024
Ilustrim
Ilustrim

Katër persona janë lënduar nga një aksident trafiku mëngjesin e së  mërkurës në  Poklek (i ri) të Drenasit,  në aksident  janë përfshirë tri vetura.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e  policisë  Flora Ahmeti:

“Sot rreth 7:00 në fshatin Poklek i ri – Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë të përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Vetëm gjatë ditës së martë, nga  Policia e Kosovës janë regjistruar  12 aksisdente me të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale. Poashtu janë shqiptuar gati 2000 mijë tiketa trafiku.

Errët
Ndritshëm