Errët
Ndritshëm

Volodymyr Zelensky po kërkon paqe me Rusinë

10.12.2024

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vazhduar me thirrjet për një paqe të qëndrueshme me Rusinë, duke kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Evropës, që të garantojnë.

Sipas Zelensky SHBA-ja e ka kapacitetin për të arritur gjëra të jashtëzakonshme, “gjëra që të tjerët nuk kanë mundur t’i arrijnë”.

“Për të pasur sukses në përfundimin e kësaj lufte, ne kemi nevojë për unitet – unitetin e Amerikës, Evropës dhe të gjithëve në botë që vlerësojnë sigurinë – si dhe pozita të forta dhe garanci për paqen. I thashë presidentit Trump se Putini i frikësohet vetëm atij dhe, ndoshta, Kinës”, ka shkruar të martën në rrjetin social X, derisa komentoi takimin në Paris me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe atë francez, Emmanuel Macron.

Zelensky u shpreh se vetëm me vendosmëri “mund ta çojë këtë luftë në një fund dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme”. Presidenti ukrainas kërkoi veprime të menjëhershme për të rivendosur rendin e duhur ndërkombëtar.

”Duke folur për mediat, unë përsërita: Ukraina dëshiron që kjo luftë të përfundojë më shumë se kushdo tjetër. Pa dyshim, një rezolutë diplomatike do të shpëtonte jetë. Ne e kërkojmë atë. Megjithatë, ia theksova Presidentit EmmanuelMacron
dhe presidentit Donald Trump.
se Putini nuk dëshiron që kjo luftë të përfundojë. Ai duhet të detyrohet ta bëjë këtë”, tha Zelensky në rrjetin social X.

Errët
Ndritshëm