Raporti i Komisionit Evropian për mekanizmat e suspendimit të liberalizimit të vizave, ka thënë se nga janari dhe në shtator të këtij viti ka pasur 3905 kërkesa për azil në venedet e BE-së nga shtetasit e Kosovës.
Ky numër shënon rritje mbi 100 përqind nga viti i kaluar, për periudhën e njëjtë kohore.
Kjo po ngjall shqetësime se mos po keqpërdoret liberalizimi i vizave.
Në raport Komisioni Evropian ka konstatuar se Kosova është duke vazhduar t’i përmbushë kriteret për liberalizim të vizave, por kërkon që të ketë vigjilencë edhe në të ardhmen.
KE-ja kërkon nga autoritetet e Kosovës që të rifillojnë fushatën e informimit të qytetarëve për të drejtat dhe obligimet e udhëtimit në vendet e BE-së pa viza.
Nga janari i 2024-tës shtetasit kosovarë mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së