Errët
Ndritshëm

Kosovari gjendet i vdekur në Kragujevc të Serbisë, po transportonte mallra për në Beograd

09.12.2024
Kosovari Gjendet I Vdekur Në Kragujevc Të Serbisë, Po Transportonte Mallra Për Në Beograd

Një shofer kamioni i një kompanie kosovare 62 vjeçar, është gjendur pa shenja jete në terminalin doganor në Kragujevc të Serbisë, i cili mësohet se është nga Rahoveci.

Mediat raportojnë se një punonjës shpedicioni e kishte gjetur atë rreth orës 17:00, ndërsa më pas ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e personit.

Pronari i kompanisë ku punonte Rahovecasi tregoi se punëtori i tyre nuk është ankuar më herët për ndonjë problem shëndetësor

“Ka punuar për 10 vjet tek ne. Vëllau im ka shkuar në vendin e ngjarjes, nuk e kemi besuar atë që ka ndodhur. Shoferi nuk është ankuar më herët për ndonjë shqetësim shëndetësor, gjithmonë ka qenë në rregull. Ai ka arritur mbrëmë në terminalin doganor në Kragujevc rreth orës 22:20”,

Trupit pritet t’i kryhet autopsia për të kuptuar shkaktarin e vdekjes.

Image

Image

 

Errët
Ndritshëm