Errët
Ndritshëm

Kilaj e Kuçi deklarohen të pafajshëm

09.12.2024
Hajdredin Kuci1

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, dhe ish-ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, janë deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e para të tyre para Speciales, në rastin ku bashkë me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-këshilltarin e Thaçit, Bashkim Smakaj dhe ish-pjesëtarin e UÇK-së Fadil Fazliu, po akuzohen për pengim të drejtësisë.

“Po. Do të deklarohem”, i tha ai gjykatëses së procedurës paraprake. “Deklarohem plotësisht i pafajshëm”.

Kilaj u arrestua të enjten lidhur me një aktakuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në operacionin e së enjtes u arrestuan edhe ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu.

Ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u lëshua një urdhër për paraqitje në gjykatë.

Specialja më 29 nëntor ngriti këtë aktakuzë, e cila u bë publike më 6 dhjetor. Në të, përveç të sipërpërmendurve, akuzohet edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, tashmë në paraburgim dhe duke u përballur me aktakuzën e mëparshme për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të gjithë të akuzuarit tashmë i kanë bërë paraqitjet e tyre të para në gjykatë lidhur me këtë aktakuzë. Ish-ministri Kuçi dhe Fazliu u deklaruan gjithashtu të pafajshëm. Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan menjëherë, duke shfrytëzuar kohën që gjykata ua jep lidhur me deklarimin.

Errët
Ndritshëm