Errët
Ndritshëm

Vëllai i Mehmetajt: Serbia nuk ka asnjë fakt për akuzat ndaj Nezirit

06.12.2024
682292 Mvojdcyckf

Shtetasi kosovar Nezir Mehmetaj është dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë me gjashtë vjet burgim, nën akuza për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Rudicë të Klinës më 1999.

Valon Mehmetaj që është vëllai i Nezir Mehmetajt, të cilin organet gjyqësore në Serbi e dënuan me 6 vjet burgim për krime lufte, ka thënë se për dënimin e tij u njoftuan nga avokatët dhe Zyra Ndërlidhëse e Kosovës atje.

“Ne këtë lajm e kemi pranuar menjëherë pas përfundimit të seancës nga avokatët dhe nga zyrtari i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës dhe ky lajm për familjen është jo i mirëpritur pasi që për afro 5 vite rresht nuk ka pasur as edhe një fakt të vetëm që e ndërlidhë vëllanë me akuzën e bërë ndaj tij”.

Ai tha gjykimI ka qenë i tejzgjatur.

“Ka filluar në mars të vitit 2021 dhe ka përfunduar më 6 dhjetor 2024, pra më shumë se tri vite e gjysmë, por shpresojmë se drejtësia në shtetin e Serbisë do e sheh të arsyeshme ta lirojë për një afat sa më të shkurtër Nezirin duke llogaritur kohën e mbajtjes dhe procedurat tjera të vazhdojnë më tutje”, tha për RTK, Valon Mehmetaj.

Errët
Ndritshëm