Errët
Ndritshëm

“Brate” bëhet “Stani”: hipokrizia e Vetëvendosjes ndaj Listës Serbe në prag të zgjedhjeve

05.12.2024
Kurti Konjufca

Grupi parlamentar i Vetëvendosjes ishte koordinuar për disa tema me Listën Serbe që lidheshin me kalimin e ligjeve në Kuvend dhe për çështjen e energjisë elektrike në veri. Negociatorë, në bazë të bisedave që u patën publikuar në media, ishin shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari dhe Sllavko Simiqi nga Lista Serbe.

Kusari-Lila e quante ‘brate’, në shqip ‘vëlla’, Simiqin. Por, ‘brate’, të enjten në Kuvend u bë ‘stani’, ose në shqip, ndal. Pak para zgjedhjeve të 2025-s, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje tentuan t’i pengojnë ata të Listës Serbe që të mos futen në sallën e seancave plenare të Kuvendit të enjten pasdite.

Deputetët e VV-së nuk kanë dashur t’i lejojnë brenda sallës me arsyetimin se deputetët e Listës Serbe nuk janë distancuar asnjëherë nga sulmet në veri dhe se ata po paraqiten në Kuvend vetëm për t’u nënshkruar që të sigurojnë pagën.

“Turp të keni”, u është drejtuar deputetëve të LS-së, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai e ka ndërprerë seancën.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vinë e provokojnë në këtë mënyrë. E patoleroueshme në Kuvend kjo sjellje një herë 6 muaj me ardh me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq. E keni guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërprehet kjo seancë e kërkoj me u liru këtë sallë”, ka thënë Konjufca.

Errët
Ndritshëm