Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it.
Kështu njoftoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas votimit që u bë në seancë.
Kryesues i bordit u zgjodh Gëzim Tosuni me më së shumti vota 65, ndërsa Rejhane Zylfija me 57 vota dhe Lumnie Zeka me 55 vota u zgjodhën pjesë e bordit.
“Pra drejtorë të Bordit të KOSTT zgjedhen Rejhane Zylfiaj, Gëzim Tosuni dhe Lumnije Zeka”, tha Kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Në këtë seancë nuk morën pjesë deputetët e opozitës.
Qeveria Kurti është kritikuar në vazhdimësi për punësime familjare.