Errët
Ndritshëm

E rëndë: Vetura godet për vdekje këmbësorin në Skenderaj

04.12.2024
Lajmi I Fundit Shënjestër.net

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Kopiliq të Skenderajt, ku një këmbësor, 75-vjeçar, ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet.

Për shkak të plagëve të rënda, viktima nuk arriti t’i mbijetojë aksidentit dhe ndërroi jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në fshatin Kopiliq të Skenderajt.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçar.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa-jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.” thuhet në njoftimin e Policisë.

Errët
Ndritshëm