Errët
Ndritshëm

Vritet shqiptari me armë zjarri në Itali, arrestohet i dyshuari shqiptar

25.11.2024

Një 42-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë pasi u qëllua tre herë në qafë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në provincën Emilia-Romagna të Italisë.

Shqiptari i vrarë është identifikuar si Nikolin Nika. baba i dy fëmijëve.

Viktima ndërroi jetë në vend, sipas autoriteve atje, transmeton Shënjestër.

42-vjeçari dyshohet se u gjuajt me armë zjarri sapo ka dalë nga një bar-kafe.

Pas ngjarjes, karabinierët arrestuan një person të dyshuar si autor të krimit, edhe ai shqiptar.

Viktima me origjinë shqiptare jetonte prej vitesh në Bettola me familjen e tij dhe punonte në një kompani që përpunonte lëndë druri, sipas Top Channel.

Dëshmitarët e parë të ngjarjes tentuan t’i jepnin ndihmën e parë dhe thirrën ambulancën, por nuk arriti t’i shpëtonte dot plagëve të marra.

Shqiptari tjetër u shoqërua në polici dhe pritet për tu marrë në pyetje.

Ende nuk dihen motivet e rastit.

Errët
Ndritshëm