Errët
Ndritshëm

Vladimir Putin është i hapur për marrëveshje me Ukrainën, nëse negociohet nga Donald Trump

20.11.2024

Vladimir Putin është i hapur për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë me Donald Trump, por përjashton ndonjë lëshim të madh territorial dhe këmbëngul që Kievi të braktisë ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n,raporton Reuters.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Trump, i cili është zotuar se do t’i japë fund konfliktit, po kthehet në Shtëpinë e Bardhë në një kohë të epërsisë ruse në terren kundër Ukrainës. Moska kontrollon një pjesë të Ukrainës sa shteti amerikan i Virxhinias dhe po përparon me ritmin më të shpejtë deri tash që nga ditët e para të luftës të vitit 2022.

Në raportimin e parë të detajuar të asaj që Presidenti Putin do të pranonte çdo marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trump, pesë zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarët rusë thanë se Kremlini mund të pajtohej gjerësisht për të ndaluar konfliktin përgjatë vijës së frontit.
Mund të ketë vend për negociata mbi ndarjen e saktë të katër rajoneve lindore të Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, sipas tre prej burimeve te Reuters që të gjithë kërkuan anonimitetin për të diskutuar çështje të ndjeshme.

Ndërsa Moska pretendon se katër rajonet janë tërësisht pjesë e Rusisë, të mbrojtura nga e ashtuquajtura ”ombrella bërthamore”’ e vendit, forcat e saj në terren kontrollojnë 70-80% të territorit me rreth 26,000 km katrorë ende të mbajtura nga trupat ukrainase.
Rusia gjithashtu mund të jetë e hapur për t’u tërhequr nga pjesët relativisht të vogla të territorit që mban në rajonet Kharkiv dhe Mykolaiv, në veri dhe jug të Ukrainës, thanë dy nga zyrtarët.

Errët
Ndritshëm