Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës, për shkak të grantit që iu dha nga Ministria e Bujqësisë, vëllaut të kryetarës së Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Fitore Pacollit.
Kryetari i këtij Forumi,Paris Guri, është deklaruar për media duke kërkuar nga Prokuroria që ta hetojë këtë rast mbi Fitore Pacollin dhe ministrin Peci.
Ai kërkoi llogaridhënie e dorëheqje të ministrit Peci.
“Keqpërdorimi i parasë publike për vëlla, dajë e këshilltar, të cilat i ka zbuluar Egzon Pacolli, është i papranueshëm për ne. Kërkojmë prej Prokurorisë që ky rast të hetohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Sepse dikush duhet të jap llogari, e dorëheqje”, tha Guri.
Reagime të ashpra pati nga të gjitha partitë politike si dhe analistë të ndryshëm për nepotizmin me grandet e Ministrisë së Bujqësisë.