Gjatë një mbledhje të drejtuesve të kombeve islamike të organizuar nga Arabia Saudite në Rijadh të hënën, udhëheqësi saudit tha: “Mbretëria rithekson dënimin e saj dhe refuzimin absolut të gjenocidit kolektiv të kryer nga Izraeli kundër popullit vëllazëror palestinez. ”, raporton CNN.
Në shenjë të përmirësimit të lidhjeve midis Riadhit dhe Teheranit, ai paralajmëroi Izraelin kundër nisjes së sulmeve në tokën iraniane.
Udhëheqësit të Arabisë Saudite iu bashkuan udhëheqës të tjerë të pranishëm në thirrjen për një tërheqje totale të Izraelit nga Bregu Perëndimor dhe Gaza.
Ndërkohë, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite tha se ishte një dështim i komunitetit ndërkombëtar që lufta në Gaza nuk ishte ndalur, duke akuzuar Izraelin për shkaktimin e urisë në territor.
“Aty ku komuniteti ndërkombëtar kryesisht ka dështuar është përfundimi i konfliktit të menjëhershëm dhe fundi i agresionit të Izraelit” tha Princi Faisal Bin Farhan Al-Saud, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite.
Më shumë se 44,400 njerëz janë vrarë në Gaza nga gjenocidi i Izraelit prej kur shteti zionist filloi sulmet e tij ndaj enklavës vitin e kaluar. Të martën, të paktën 30 njerëz u vranë në qytetin e Gazës dhe në veri të Gazës, ka edhe më shumë viktima nën rrënoja, sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal.
Vitin e kaluar Arabia Saudite ishte në proces të negocimit të një marrëveshje historike të normalizimit me Izraelin, por kohët e fundit tha që ishte “jashtë tryezës ” për shkak të mungesës së shtetësisë palestineze, një kërkesë e refuzuar kjo nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.