Errët
Ndritshëm

Therje me thikë në Prishtinë – tre të lënduar, një i arrestuar

11.11.2024

Tre persona janë lënduar nga një përleshje masive, që ndodhi afër shkollave të mesme Sami Frashëri dhe Ahmet Gashi, në Prishtinë.

Dy nga ta pësuan dëmtime nga thika.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë.”

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, teksa janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Errët
Ndritshëm