Errët
Ndritshëm

Pasanikët amerikanë ia shohin hairin fitores së Donlad Trump në zgjedhjet amerikane

07.11.2024
Elooon

Dhjetë njerëzit më të pasur në botë fituan gati 64miliardë dollarë të mërkurën,sipas Indeksit të Miliarderëve  Bloomberg. Kjo u vlerësua si rritja më e madhe brenda një dite që nga fillimi i indeksit në vitin 2012.

Mbështetësi kryesor i fushates të Presidentit Donald Trump, Elon Musk ka fituar më së shumti në këtë listë. Pasuria e milarderit të njohur i cili nuk dëshiron të identifikohet si biznismen por si teknolog u rrit për 26.5 miliardë dollarë.

Shefi i Teslas i cili njëkohësisht është edhe personi më i pasur në botë sipas the Guardian,  tani gëzon pasuri prej 290 miliardë dollarësh.

Përfituesi tjetër ishte Bezos, themeluesi i Amazon dhe personi i dytë më i pasur në botë, i cili shtoi  7 miliardë dollarë në pasurinë e tij.

Anëtarët e tjerë të top 10 pasanikave, pasuria e të cilëve u rrit përfshin bashkëthemeluesin e Microsoft-it Bill Gates, ish-shefin ekzekutiv të Microsoft Steve Ballmer dhe bashkëthemeluesëve të  Google Larry Page dhe Sergey Brin.

Pasuria që u rrit nga 5 nëntori deri më 6 nëntor 2024
1. Elon Musk $290bn (+ 10.1%)
2. Jeff Bezos $228.3bn (+ 3.2%)
3. Mark Zuckerberg $202.5bn (0%)
4. Larry Ellison $193.5bn (+ 5.4%)
5. Bernard Arnault $173.2bn (-1.6%)
6. Bill Gates $159.5bn (+ 1.2%)
7. Larry Page $158.3bn (+ 3.6%)
8. Sergey Brin $149.1bn (+ 3.6%)
9. Warren Buffett $147.8bn (+ 5.4%)
10. Steve Ballmer $145.9bn (+ 2%)
Burimi: Bloomberg

Por kishte edhe nga ata që me fitoren e Trump humbën para të mërkuren.

Anëtari i vetëm i elitës së pasurisë që humbi para ishte francesi që ka në pronësi Louis Viton e marka të tjera prestigjioze  Bernard Arnault. Pasuria e Arnault u ul me gati 3miliardë dollarë.

Pjesa më e madhe e fitimeve për 10 vendet e para erdhi si shkak i rritjes së stoqeve amerikane të mërkurën pasi investitorët parashikonin një platformë të politikës së ulët të taksave dhe rregullimit financiar nga shteti amerikan.

 

Elon Musk, Jeff Bezos , Mark Zuckerbeg, Tim Cook ia uruan publikisht Trumpit fitoren e tij në zgjedhje.

Errët
Ndritshëm