Errët
Ndritshëm

Si u ndryshua Raporti i Auditimit për t’ia ulur Qeverisë shpenzimet në karburante

01.11.2024
Qeveria Sheshi 4 Shënjestër.net

Zyra Kombëtare e Audimit, ka ndryshuar Raportin Kombëtar të Auditimit, dy muaj pas publikimit në faqen zyrtare i cili kishte gjetur mbi 31 milionë euro shpenzime të Qeverisë në karburante.

(Screenshot i ditës së sotme, 1 nëntor 2024 nga Raporti i Auditimit. Shih shpenzimet)

(Screenshot tani: Raporti i ndryshuar i Auditimit. Shih shifrat e shpenzimeve, të ndryshuara)

Qysh nisi: Në emisionin Pressing, deputetja Hykmete Bajrami, citoi raportin zytar të Zyrës Kombëtare të Audimit, referuar faqes 42 të Raportit, i cili tregonte se Qeveria ka shpenzuar 31 milionë euro për karburante.

“Më lejoni të ju them këtë, në faqen 42 të Raportit të Zyres Kombëtare të Auditimit. Furnizimet mjekësorë janë 51 milionë, në vitin 2023. Shpenzimet e karburantit, 31 milionë. 31 milionë të krejt qeverisë”.

Deputetja Hykmete Bajrami, e pyeti ministrin Hekuran Murati lidhur me të gjeturat e raportit si më poshtë:

“Një pyetje publike për Hekuran Muratin i cili sot e paska vendosë me kalu kohën në facebook.

Çka ka me thanë ”ministri i financave” lidhur me konfirmimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, në Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2023, faqe 42, ku thuhet se gjatë vitit 2023 vetëm për karburante janë shpenzuar 31 milionë Euro, ndërsa për furnizime mjekësore 51 milionë Euro.

Pra, furnizime mjekësore për krejt qytetarët e Kosovës 51 milionë Euro, a veç naftë për vetura zyrtare 31 milionë Euro, (ta kemi të qartë bëhet fjalë për një një vit, jo për një mandat).

Në 2019 shpenzimet e karburantit kanë qënë 8.5 milionë Euro RVA (2019), faqe 35, ndërsa norma e inflaciont për këtë produkt 2019-2023 është 22%.

Shihni linkun e raportit për 2023 dhe lexojeni vetë në faqe 42”

Errët
Ndritshëm