Në gjykimin për rastin e vrasjes në lokalin “Bon Vivant” që kishte ndodhur më 04.08.2023, rast për të cilin po akuzohet Andi Pajaziti, seanca e sotme ishte paraparë të vazhdohet me administrimin e provave materiale, mirëpo pas propozimit të prokurores Nebahate Salihu që të dëgjohen edhe 4 dëshmitarë në këtë çështje penale, gjyqtari Eroll Gashi e ndërpreu seancën e sotme dhe të radhës e caktoi për muajin nëntor.
”Ne si prokurori me qëllim të vërtetimit të gjendjes faktike në këtë çështje penale juridike i propozojmë gjykatës që gjatë seancave të radhës të dëgjohen si dëshmitarë Agim Zeqiri, Granit Hamiti, Ndue Nikqi dhe Rigona Bajrami, me arsyetimin se të njëjtit në ditën kritike kanë qenë prezent në vendin ku është kryer ngjarja – gjegjësisht të njëjtit kanë marrë edhe lëndime të rënda trupore nga arma e zjarrit” – tha prokurorja Nebahate Salihu.
Pas propozimit të prokurores Nebahate Salihu, gjyqtari Eroll Gashi kërkoi sqarim nga prokurorja që çfarë mund të nxirret me këta dëshmitarë e që dëshmitë e tyre do të shkonin në favor të zbardhjes sa më të vërtetë të kësaj ngjarje, mirëpo prokurorja Salihu sqaroi se të njëjtit kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe të njëjtit kanë mundur me pa ngjarjen se çfarë ka ndodhur.
Si ishte kryer vrasja sipas Prokurorisë?
Sipas dosjes së Prokurorisë, rasti kishte ndodhur më 04.08.2023 rreth orës 23:17 ku paraprakisht ishin të ulur i pandehuri, i cili gjendet në arrati, Dukagjin Likaj, bashkë më tani të ndjerin K.R.Dosja e përshkruan se Likaj ishte ai që e kishte ftuar të akuzuarin Pajaziti të ulet te tavolina e tyre.Pas tensionimit të situatës, sipas Prokurorisë, ishte sigurimi Hisni Gecaj ai që ishte munduar ta qetësojë situatën, por nuk kishte arritur.Dosja e Prokurorisë përshkruan se tashmë i ndjeri K.R. e kishte sulmuar me shishe dy herë në kokë të akuzuarin Pajaziti