22 persona jane arrestuar ne një aksion te gjerë policor kundër organizimit të lojërave të paligjshme të fatit në rajonin e Prizrenit.
Operacioni është realizuar të mërkuren, pas hetimeve disamujore të udhëhequra nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Në kuadër të planit operativ të koduar “Bixhozi”, policia ka kontrolluar gjithsej 20 lokacione, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi banimi në Prizren, Suharekë dhe Dragash.
Gjatë bastisjeve janë konfiskuar rreth 10 mijë euro para të gatshme, pajisje të ndryshme elektronike, katër armë zjarri dhe municion.
Me vendim të prokurorit, 19 persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa tre të tjerë janë liruar dhe do të ndiqen në procedurë të rregullt.