Errët
Ndritshëm

Carvajal i bindur: Ronaldo do t’i shënojë 1,000 gola

29.10.2026

Mbrojtësi i djathtë i Getafes, Dani Carvajal, ka thënë për mediumin “AS” se Cristiano Ronaldo do t’i shënojë 1,000 gola gjatë karrierës së tij.

Carvajal ka luajtur për pesë vjet përkrah Ronaldos te Real Madridi, nga viti 2013 deri në vitin 2018.

Ai tha se Ronaldo e meriton arritjen e këtij rekordi, duke vlerësuar disiplinën dhe ndikimin e ish-bashkëlojtarit të tij.

“Ai patjetër do t’i shënojë 1,000 gola. Dhe e meriton këtë.

Ai është shembull i disiplinës dhe këmbënguljes.

Njerëzit shpesh e gjykojnë nga vitet e fundit të karrierës së tij. Por atyre që nuk e kanë parë Cristianon te Reali, sidomos në kulmin e formës së tij, do t’ua rekomandoja t’i shikojnë incizimet e ndeshjeve të tij. Ishte diçka e jashtëzakonshme.

Dhe jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes.

Para një ndeshjeje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve, ai mund të më thoshte: ‘Dëgjo, kur ta marrësh topin, vetëm ma pason mua – unë do të jem aty’.

Dhe ti tashmë mendoje: ‘O Zot, jam gati t’i shkatërroj të gjithë! Do t’i pasoj të gjithë topat te ti!’”, ka thënë Carvajal duke qeshur.

Ai e përshkroi Ronaldon si një futbollist që linte përshtypje të jashtëzakonshme, duke e cilësuar si “një grabitqar të vërtetë në zonën e penalltisë”.

Errët
Ndritshëm