Luka Modrić ka vendosur një rekord të ri për asistime në Serie A, që nga momenti kur ka mbushur 40 vjet.
Milani e mposhti Udinesen me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të Serie A-së.
Mesfushori 41-vjeçar asistoi për Christian Pulisic në këtë përballje.
Sipas OptaPaolo, Modrić ka regjistruar më së shumti asistime nga lojtarët mbi 40 vjeç në Serie A, që nga sezoni 2004/05, kur liga italiane u rikthye në formatin me 20 skuadra. Kroati ka dhënë katër asistime, duke lënë pas Zlatan Ibrahimovićin, i cili kishte regjistruar tri.
Modrić iu bashkua Milanit në verën e vitit 2025. Që atëherë, ai ka zhvilluar 42 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar dy gola.
Këtë sezon, mesfushori kroat ka luajtur në nëntë ndeshje.