Errët
Ndritshëm

Dyshohet se vrau kunatën në Pejë, gjendet ende në arrati

26.10.2026

Albert Sylaj, që dyshohet se vrau kunatën e tij, Arlinda Zekajn, në Vitomiricë të Pejës, ndodhet ende në arrati këtë të diel.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova.

“Policia është duke bërë përpjeke intensive për arrestimin e tij, mirëpo po flas për gjendjen momentale, është në arrati” – tha Rugova,

Rasti ishte paraprirë nga një raportim në Policinë e Pejës për dhunë në familje, pas të cilit bashkëshorti i viktimës ishte ndaluar për 48 orë.

Gruaja nga Peja, e cila u vra të dielën në mbrëmje, tri ditë para rastit i ka paralajmëruar institucionet për rrezikun për jetën e saj.

Me një letër drejtuar prokurores në Pejë, ajo kishte kërkuar urgjentisht marrjen e masave ndaj atyre që siç ka shkruar ajo, kishin dështuar t’i përmbushin detyrat e tyre, në mbrojtjen e jetës së saj.

Errët
Ndritshëm