Errët
Ndritshëm

Kurti fton Hamzën dhe Abdixhikun në takim

09.09.2026

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në takim kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Kurti ka thënë se takimi synon arritjen e një dakordimi për përzgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, në mënyrë që institucioni të konstituohet sa më shpejt.

Ai u ka bërë thirrje partive politike për qasje konstruktive, duke theksuar se pas konstituimit të Kuvendit duhet të procedohet edhe me formimin e Qeverisë së re.

Kurti ka thënë se më pas duhet të zgjidhet edhe presidenti i Kosovës, me qëllim që të shmangen zgjedhjet e reja.

“Le të jemi pozitivë e konstruktivë dhe në këtë mënyrë të kemi Kuvend të konstituuar, shpejt Qeveri të formuar dhe të kalojmë te zgjedhja e presidentit, që duhet të bëhet në mënyrë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, ka deklaruar Kurti.

Errët
Ndritshëm