Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka ofenduar zyrtarët policorë dhe ka sulmuar njërin prej tyre.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 23:45.
I dyshuari dhe zyrtari policor kanë pranuar tretman mjekësor.
Për rastin është njoftuar prokurori, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti për “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.