Katër kartëmonedha të falsifikuara nga 500 euro dyshohet se janë pranuar në një bankë në Ferizaj.
Rasti është raportuar në Polici më 5 gusht nga vetë banka. Njësitet policore kanë sekuestruar kartëmonedhat për ekzaminim të mëtejmë.
Për rastin është njoftuar dhe konsultuar edhe prokurori.