Një përleshje fizike mes tre personave ka ndodhur të enjten mbrëma në Prishtinë, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 14 gusht, rreth orës 18:50. Të lënduarit, të gjithë shtetas kosovarë, janë dërguar për trajtim mjekësor.
Njësitë përkatëse policore kanë arritur të arrestojnë edhe të dyshuarin e dytë të përfshirë në incident.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.