Errët
Ndritshëm

Dortmund investon te e ardhmja, afron talentin 18-vjeçar grek

03.08.2026

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar këtë të diel transferimin e talentit grek, Konstantinos Karetsas, nga Genk.

Mesfushori 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2031.

Sipas raportimeve, marrëveshja mund të arrijë vlerën e 32 milionë eurove, duke përfshirë edhe bonuset.

Karetsas vjen pas një sezoni mbresëlënës me Genk në elitën e futbollit belg, ku zhvilloi 34 ndeshje dhe regjistroi 10 asistime, duke u bërë asistuesi më i mirë i skuadrës së tij.

Errët
Ndritshëm