Errët
Ndritshëm

Dëmtohet objekti në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, Policia nis hetimet

08.07.2026

Një objekt përcjellës në Kompleksin “Zahir Pajaziti” në Orllan është dëmtuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës, përkatësisht në kullë, kanë konstatuar disa dëmtime në tavan dhe në korridor.

Sipas dyshimeve fillestare, dëmtimi i objektit ka ndodhur në periudhën nga 30 maj deri më 30 qershor 2026.

Rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”, ndërsa për të është njoftuar prokurori kompetent.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Errët
Ndritshëm