Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të kryejnë sërish sulme ndaj Iranit gjatë natës, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.
Trump i bëri komentet pasi doli nga një takim me dyer të mbyllura me liderët e NATO-s, në samitin që po mbahet në Ankara.
“Do t’i godasim përsëri fort sonte. Do t’u jap një paralajmërim të vogël”, deklaroi ai.
Presidenti amerikan akuzoi Iranin se ka shkelur vazhdimisht marrëveshjet dhe shtoi se autoritetet iraniane “gënjejnë e mashtrojnë”.
“Ata nuk do të arrijnë kurrë marrëveshje me ne për armë bërthamore”, u shpreh Trump.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit është vënë në provë pas shkëmbimit të sulmeve gjatë ditës së sotme, ndërsa bisedimet për një marrëveshje përfundimtare mes palëve vazhdojnë.