Errët
Ndritshëm

Aksident tragjik në Podujevë, humb jetën një person

04.07.2026
Policia E Kosoves (1)

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi rreth orës 00:30 në fshatin Gërdoc të Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident ishte e përfshirë vetëm një veturë, ndërsa viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e lëndimeve të marra.

Njësitet e Trafikut Rajonal, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Errët
Ndritshëm