Errët
Ndritshëm

Plagosje me armë zjarri në qendër të Podujevës

03.07.2026

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në qendër të Podujevës.

Sipas Prokurorisë së Prishtinës, njëri nga të lënduarit është kalimtar rasti, ndërsa tre të tjerët kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident.

Të lënduarit fillimisht kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente të QKUK-së, ndërsa disa prej tyre po vazhdojnë trajtimin në klinika të ndryshme të këtij institucioni.

Njëri nga pacientët ndodhet në gjendje stabile, ndërsa të tjerët po trajtohen në repartet përkatëse sipas lëndimeve të marra.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar armë zjarri dhe gëzhoja, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Errët
Ndritshëm