Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një grua, e dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit F.H., e cila ndodhi mbrëmë në Ferizaj.
Në ndalim për 48 orë është edhe babai i saj, M.B., derisa të sqarohen të gjitha rrethanat e rastit dhe përfshirja e tij e mundshme.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rastit dhe motivit të vrasjes.