Errët
Ndritshëm

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se sulmoi dy persona nën ndikimin e alkoolit

29.06.2026

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Turqisë në Prishtinë, i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka dëmtuar pronën dhe ka sulmuar dy persona.

Sipas Policisë, viktimat, një burrë dhe një grua nga Kosova, kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Errët
Ndritshëm